E Shtunë, 31 Tetor 2026

500 vezhgues shperndahen ne te gjithe vendin

Monitorimi

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia ne Veprim ka njoftuar opinionin publik mbi Strategjine e monitorimit te Zgjedhjeve Parlamentare qe do te organizohen me 12 dhjetor 2010. Ismet Kryeziu udheheqes i koalicionit ka theksuar se Demokracia ne Veprim po vezhgon gjithe procesin elektoral deri ne perfundimin e tij sikurse do te vezhgoje edhe Diten e Zgjedhjeve. Ai u beri thirrje te gjitha subjekteve politike dhe perkrahesve te tyre qe te demonstrojne pjekuri dhe gare korrekte ne menyre qe te sigurohen zgjedhje te lira dhe transparente. Organizatat anetare te bordit te koalicionit Demokracia ne Veprim prezantuan numrin e vezhguesve qe do te angazhojne dhe rajonet qe do ti mbulojne ato.

Demokracia ne Veprim ka angazhuar 70 vezhgues afatgjate per monitorimin e fushates zgjedhore si dhe 63 vezhgues per monitorimin e kostos financiare te fushates zgjedhore. Me 12 dhjetor ne diten e zgjedhjeve do te jene te angazhuar rreth 5.000 vezhgues qe do te monitorojne ne dy nderrime procesin e votimit dhe te numerimit. Demokracia ne Veprim do te kete te angazhuar edhe vezhgues ne ekipe mobile per tu ofruar mbeshtetje vezhguesve statike ne baze te nevojave te caktuara.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›