Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Arben Ahmetaj për sekuestrimin e pasurive

Gjykata Kushtetuese ka caktuar më 18 shkurt 2025 seancën për shqyrtimin e kërkesës së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili kundërshton vendimin e SPAK-ut për sekuestrimin e pasurive të tij. Seanca do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa Ahmetaj ka deklaruar se sekuestrimi i pronave është në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetues.
Më herët, SPAK ka vendosur sekuestrimin e katër banesave dhe dy llogarive bankare të Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij. Ish-zv.kryeministri akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ahmetaj ka ikur nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar që nga 24 korriku 2023.
Arben Ahmetaj ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë periudhës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke përfshirë drejtor të Tatimeve, ministër të Ekonomisë, ministri i Financave, ministër i Rindërtimit dhe zv.kryeministër.
/rtsh.al/