E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese mbyll pa vendim seancën për Erion Veliajn

Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur vendimmarrjen për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Seanca u zhvillua këtë të martë, pa praninë e palëve, vetëm në bazë dokumentash, por trupa gjykuese e mbylli shqyrtimin pa shpallur një vendim përfundimtar lidhur me kërkesën e Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës kundërshton masën e arrestit me burg, duke kërkuar rrëzimin e saj në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa çështja lidhet me procedurat dhe ligjshmërinë e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›