E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama takim me kryeministrin e Koresë së Jugut. Në Seul num gjendet një flamur shqiptar

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Seul me homologun e tij koreano-jugor, Kim Minseok, në kuadër të vizitës zyrtare në Koreja e Jugut.

Nga fotot e transmetuara shihet se në Kore është vështirë të gjendet një flamur shqiptar.

Gjatë takimit, dy kryeministrat diskutuan mbi 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipëria dhe Koresë së Jugut, duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të tij.

Sipas Ramës, në fokus të bisedimeve ishin teknologjia, Inteligjenca Artificiale dhe turizmi, fusha ku palët synojnë të zgjerojnë partneritetin në vitet e ardhshme.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu ngjashmëritë mes historive të dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Tiranës dhe Seulit.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›