E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e PD për shkrirjen e Bordit të Transparencës

Bordi për monitorimin e çmimit të naftës mbetet në fuqi. Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin në të cilin e vlerëson në përputhje me ligjin themeltar të shtetit, bordin për çminin e naftës.

Gjyqtarët kanë pranuar pjesërisht ankimimin e PD, duke shfuqizuar vetëm një fjali nga akti normativ i qeverisë.

Sipas gjykatës fjalia “përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të ketij neni, përcaktohet me vendim të Bordit”, bie ndesh me Kushtetutën.

Pas këtij vendimi Bordi për çmimin e naftës mbetet në fuqi.

Pak javë më parë PD arriti të fitojë në Gjykatën Kushtetuese betejën për Bordin për çmimin e ushqimeve, i cili u shfuqizua.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›