“Bashkë Fitojmë” kundërshton KQZ-në: Hiq nga fleta e votimit logot e partive dhe koalicioneve

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë kundërshtuar vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e 14 majit.
Në ankimin e depozituar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve, koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon që të rrëzohet vendimi i KQZ-së, që logoja dhe emblema e koalicioneve dhe e partive politike të mos përfshihet në fletën e votimit.
“Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie në 60 bashki, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023” dhe shfuqizimin e këtyre vendimeve, duke vendosur ndryshimin e përmbajtjes së fletes së votimit për kandidatët për kryetar bashkie në 61 bashkitë e vendit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, duke hequr logon e partive dhe/pse të koalicioneve, nga permbajtja e fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie”, thuhet në ankimin e depozituar na KAS nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
14 maji/“Bashkë Fitojmë” e … by Rtsh Faqe
Përfaqësuesit ligjorë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” logoja apo emblema e koalicioneve apo partive politike të mos përfshihet në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit për dy arsye, “se jemi përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor, ku qytetarët shqiptarë do zgjedhin kryetarin e tyre të bashkisë respektive dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike; së dyti, nuk jemi përpara zgjedhjeve të pergjithshme ku kandidatet identifikohen kryesisht me partinë apo koalicionin që i ka propozuar me listë shumë-emërore”.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, në ankim i referohet zgjedhjeve të kaluara vendore të vitit 2019, ku kandidatët për Tiranën nuk kanë pasur logo përkundrejt emrave të tyre, ndryshe nga sa ndodhi në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.
14 maji/“Bashkë Fitojmë” e … by Rtsh Faqe
/rtsh.al/