Gjykata Kushtetuese refuzon sfiden ligjore te Vetevendosjes per marreveshjet me Serbine

Gjykata Kushtetuese e Kosoves refuzoi sot nje kerkese te levizjes Vetevendosje e cila kishte sfiduar kushtetueshmerine e nje mocioni te parlamentit ne mbeshtetje te marreeveshjeve me Serbine.
Behej fjale per nje vendim te 20 janarit ku mirepriteshin marreveshjet e arritura ne bisedimet ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe permes te cilit Parlamenti shprehte mbeshtetjen per zbatimin e tyre te teresishem.
Mocioni i 20 janarit shfuqizonte nje mocion te miratuar me 7 dhjetor te viti 2011 qe e detyronte qeverine te zbatoje masa te ndersjella me Serbine.
Parashtruesit e kerkeses ne Gjykaten Kushtetuese kishin theksuar se Kosova dhe Serbia jane dy shtete me subjektivitet juridik ne te drejten nderkombetare dhe konsiderojne se vendimi i Parlamentit ishte ratifikim i marreveshjeve nderkombetare qe kerkonte procedure te posacme te parapare me Kushtetuten e Kosoves.
Gjykata Kushtetuese si autoriteti perfundimtar per interpretimin e Kushtetutes njezeri vendosi sot qe hedhe poshte kerkesen si te papranueshme pasi sic u shpreh ajo natyra e kerkeses ishte jashte juridiksionit te kesaj gjykate.
Perplasjet rreth ketyre mocioneve kishin cuar ne protestat e levizjes Vetevendosje me 14 janar gjate te cilave pati te plagosur e te arrestuar si dhe me 22 janar te cilat kaluan pa incidente.
Nepermjet atyre protestave levizja Vetevendosje synonte te nxiste zbatimin e masave te ndersjella politike ekonomike e tregtare me Serbine duke e kritikuar ashper qeverine e Kosoves per leshime ndaj Serbise ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.