Gjykata Kushtetuese rrëzon Berishën, kërkoi përjashtimin e Xhaferllarit nga gjykimi për masën e sigurisë

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Kushtetuese, Marsida Xhaferllari nga shqyrtimi i ankimit të tij në Kushtetuese.
Berisha ka depozituar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese duke kundërshtuar si antikushtetuese masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Në kërkesën e depozituar nga avokatët e Berishës pretendohet se Xhaferllari është bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo përbën konflikt interesi.
Vendimi për rrëzimin e kërkesës së Berishës është marrë me shumicë votash dhe u bë i ditur sot nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.
/m.m/j.p/