Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim pas seancës maratonë për Veliajn, kryebashkiaku rikthehet në paraburgim

Trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për të shpallur vendimin lidhur me kërkesën e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shqyrtimin e ligjshmërisë së shkarkimit të tij nga detyra.
Tërheqja për vendim vjen pas një seance intensive që zgjati rreth shtatë orë, gjatë së cilës u shqyrtuan argumentet e paraqitura nga palët, përfshirë pretendimet e Veliajt për “standard të dyfishtë” në zbatimin e ligjit.
Sapo u mbyll seanca, Erion Veliaj u largua nga ambientet e Gjykatës Kushtetuese. Ai u shoqërua menjëherë nga Policia e Burgjeve, duke u nisur sërish drejt qendrës së paraburgimit në Durrës.
Ndërkohë, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi se data dhe ora specifike për shpalljen e vendimit do të bëhen të ditura publikisht në vijim.
/rtsh.al/