E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Ndërkombëtare kërkon dorëzimin e djalit të Gaddafit

LIBI - Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka kërkuar nga autoritetet libiane që ta dorëzojnë të birin e diktatorit Muamer Gaddafi, Seif al-Islam.

Gjykata ka lëshuar një vendim me shkrim, në të cilin iu kërkohet liderëve aktualë të Libisë që të nisin “procedurat për dorëzimin e menjëhershëm të al-Islamit”.

Zyrtarët libianë këmbëngulin që procesi gjyqësor ndaj djalit të ish-diktatorit, të zhvillohet në Libi, transmetojnë mediat.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›