E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionistët: Me skemën e re s’ka më rradhë në sportelet e postës

TIRANE- Skema e re e shpërndarjes së pensioneve e cila ka hyrë në fuqi nga data 1 prill e këtij viti duket se ka dhënë edhe shenjat e para pozitive në eliminimin e rradhëve të gjata të të moshuarve në ambientet e jashtme të postës.

“Tani thashë unë që vështirësiatë janë në fillim se njëri e marr në 5 tjetri në 20, po kjo kalon”, tha një i moshuar.

Ndërsa një tjetër u shpreh “Jam shumë e kënaqur nga shërbimi, çdo gjë në rregull është eliminuar rradha”.
Sipas specialistëve të Postës Shqiptare informatizimi i skemës së pensioneve jep garanci më shumë për pensionistët pasi eliminon përfundimisht plotësimin e faturave me dorë. 

“Gjithësecili e shikon emrin shumë qartë dhe shumën e lekëve që është kryesore për pensionistët”, shprehet njëri prej tyre. 

“Bordorotë e para kanë pasur korrigjime kur mblidhej shuma, ndërsa tani çdo gjë bëhet me kompjuter”, thotë një tjetër pensionist.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›