E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Prudentino do ekstradohet

VLOR- Shtetasi italian Albino Prudentino i akuzuar per lidhje mafioze do te ekstradohet per ne Itali. Gjykata e Vlores dha sot vendimin per ekstradimin e Prudentinos pas kerkeses se ardhur disa kohe me pare nga Gjykata e Leces.

Ne seancen e sotme ishte i pranishem dhe vete Prudentino ndersa mohoi te kishte lidhje me biznese mafioze dhe shtoi se ai ka ardhur ne Shqiperi per te punuar. Prudentino shprehi pretendimet e tij per nje proces te parregullt ndaj tij.

Vendimi erdhi pas disa seancave te shtyra.

Nderkaq familjaret e Albino Prudentinos kane kerkuar lirimin e tij. Ka qene djali Maurizzio Prudentino qe ka dale ne nje konference per shtyp. Ai tha se me besimin ne drejtesine shqiptare ne nuk kemi nderhyre por duke qene se po dhunohen te drejtat e njeriut tone nuk mund te presim me. Kemi pritur te vinte dosja e tij cka i takon ne baze te atyre cka kane ligjeruar konventat kombetare ne te tilla raste. Sipas ketij percaktimi ligjor brenda 40 ditesh Albino duhej te ishte njohur me dosjen e tij por ende nuk ka marre ate. Po keshtu avokati i tij Ferdinand Doja ne mungese te kesaj dosje e ka te pamundur te mbroje klientin e tij. Ne keto kushte tha djali i Prudentinos Albino Prudentinon nuk e kane arrestuar por kane bere sekuestrim personi. Ai eshte njohur vetem me nje faks por jo me dosjen e tij. Ne kerkojme lirimin e tij duke qene se ka kaluar afati prej 40 ditesh sic percaktohet me ligj dhe ai mbahet ende i izoluar pa u njohur me asnje dosje. Po i shkelen rende te drejtat nderkombetare. Ne nuk dime akoma ka mberritur apo jo dosja e tij ne Shqiperi



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›