Gjykata arrest me burg per vrasesin Mata

TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet me kerkese te prokurorise caktoi masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve ndaj te arrestuarit Ferat Skacaj i cili akuzohet per vrasjen me dashje te shtetasit Murat Mata.
Ngjarja per te cilen i arrestuari Skacaj mbeti ne burg ka ndodhur te dielen rreth ores 1500 prane ktheses se Kamzes mes pallateve te njohura si Kompleksi i Malajzianit.
Sipas akuzes vrasja ka ndodhur per shkak te zenkes se filluar mes tyre per nje fature skedine te basteve sportive. Vete i arrestuari gjate fjales se tij para gjyqtarit u mundua te mohoje autoresine e vrasjes packa se avokati kerkoi nje mase me te bute sigurie.
Nderkaq prokurori i ceshtjes kerkoi vleftesimin e ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurise arrest me burg. Kerkese kjo qe u pranua nga gjykata duke e izoluar ne qeli 35- vjecarin deri ne perfundim te hetimeve.
Sipas akuzes i arrestuari Skacaj goditi disa here me thike ne bark viktimen 40- vjecar Mata duke e lene te vdekur. Po ashtu Skacaj qelloi me thike dhe la te plagosur rende kusherinjte e viktimes Petrit Maten djali i xhaxhait te Murat Mates ndersa u plagos edhe shoku i tij Dritan Murati. Policia arriti te ndalonte autorin e dyshuar te ngjarjes Ferat Skacajn te fshehur ne nje godine konvikti te Universitetit Bujqesor ne Koder Kamze po ate mbremje kur ndodhi ngjarja.