E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Pse dhame keto vendime per gardistet e 21 janarit

Lirohet njeri nga gardistet e grupit zjarri
Gjyqtari Shkelqim Mustafa i cili mengjesin e dates 11 shkurt 2011 caktoi ne mungese masen e sigurise arrest me burg me afat 30 ditor per kater gardistet e grupit te zjarrit vendosi dje te liroje nga qelia te dyshuarin Agron Malaj.



Lirimi i tij sipas vendimit te gjykates erdhi pasi drejtuesi i Gardes se Republikes gjeneral Ndrea Prendi qe tashme ndodhet nen hetim nga prokuroria i ka derguar gjyqtarit Mustafa nje shkrese ku tregonte se arma e oficerit Malaj diten e demonstrates nuk kishte shkrepur asnje plumb luftarak. Kjo shkrese u mbeshtet edhe nga laboratori i Policise Shkencore qe konfirmonte se arma e gardistit Malaj nuk kishte shkrepur ndonje plumb diten e demonstrates se 21 janarit.

Nderkaq per tre gardistet e tjere te dyshuar per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese ne bashkepunim dhe shperdorimit te detyres shtetasit Mark Nikolli Gazmend Ahmetaj dhe Sadik ela gjyqtari Mustafa la ne fuqi vendimet e tija te marra ne mungese me 11 shkurt ku ndaj tyre caktohet masa e sigurise arrest me burg me afat 30 ditor.
Ne sallen e gjyqit para se gjyqtari Mustafa te kerkonte largimin e te pranishmeve ndodheshin nje grup i madh kolegesh te ketyre gardisteve te shoqeruar nga Komandanti i Njesise Speciale Alfred Ahmetcanaj i cili po nga ky gjyqtar u la i lire pak dite me pare nen masen e sigurise detyrim per paraqitjeje.

Asnje nga te dyshuarit qe ndodheshin ne sallen e gjyqit nuk pranuan te japin shpjegime per akuzat duke u mbeshtetur tek avokatet e tyre mbrojtes te cilet kerkuan lirimin e te dyshuarve per mungese provash. Kerkesa u kundershtua nga prokuroret qe kerkuan izolimin e te kater gardisteve me masen e sigurise arrest me burg.

Pasi degjoi palet gjyqtari vendosi lirimin e gardistit Malaj dhe izolimin me afat 30 ditor te tre gardisteve ela Ahmetaj dhe Nikolli. Sadik elaj Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli dhe Agim Llupo ishin nen komanden e shtetasit Agron Malaj qe kishte vartesi direkt nga komandanti i njesise speciale Alfred Ahmetcenaj.

Avokati mbrojtes Nuk ka prova
Me te dale nga dera e salles se gjyqit avokati Marash Ibraj qe mbronte interesat ligjore te te dyshuarit Gazmend Ahmetaj u shpreh se vendimi i gjyqtarit Mustafa per izolimin e klientit te tij ne burg me afat eshte i paligjshem dhe do ta ankimoje prane Gjykates se Apelit. Sipas tij nuk mund te mbahet ne burg nje person edhe pse prokuroria dhe vete gjykata e pranojne faktin se nuk ka prova ndaj tij. Ata njerez jane prangosur vetem sepse kane bere detyren.

Dhe gjeja me skandaloze eshte se gjykata i le detyre prokurorise qe brenda 30 ditesh te vertetoje ne jane armet e tyre ato qe kane shkaktuar vdekjet. Ne asnje shtet ne bote nuk ndodh qe i pandehuri te qendroje ne burg derisa te gjendet prova-tha nder te tjera avokat Ibraj. Sipas tij vete gjykata e pranon faktin se nuk ka prova dhe vendos izolimin e tyre ne kundershtim flagrant me ligjin. Gjykata le detyre per prokurorine per te gjetur provat ndaj klientit tim dhe te tjereve pasi nuk ka asnje dhe nga ana tjeter i le ne burg. Kjo eshte e papranueshme dhe ne kundershtim me ligjet-tha avokat Ibraj ne fjalen e tij.

Sali Lusha vullnetarisht me gardistet
Ne te hyre te Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet ne kohen kur ishte percaktuar orari per shqyrtimin e kerkeses se prokurorise per verifikimin e kushteve te zbatimit te mases se sigurise ndodheshin shume efektive te Njesise Speciale te Gardes se Republikes te shoqeruar nga komandanti i tyre Alfred Ahmetcanaj. Bashke me ata ndodhej edhe shtetasi Sali Lusha i njohur ne media si ish-shoqeruesi i kryeministrit te vendit Sali Berisha ne kohen kur ky i fundit ishte President i Republikes.

Pjese nga nje kopje e ketij vendimi te djeshem te Gjykates Shekulli po boton me poshte. Aty renditen rrethanat hetimore te ngjarjes dhe arsyetimi i gjyqtarit sipas te cilit prokuroria duhet te punoje ende per ekspertimin balistik te predhes per njeren nga viktimat. Prokuroria ka deklaruar nderkohe qe Garda nuk pranon ti dorezoje te gjitha armet e perdorura ne 21 janar por ka dorezuar vetem 51 prej tyre.

GJYKATA VREN

...Ne daten 21 janar 2011 ne intervalin kohor midis ores 1330 dhe 1700 ne bulevardin Deshmoret e Kombit Tirane pikerisht prane nderteses se Kryeministrise ishte njoftuar zhvillimi i nje demonstrimi. Gjate ketij grumbullimi masiv njerezish persona te ndryshem kane qelluar me sende te forta ne drejtim te forcave qe pergjigjen per ruajtjen dhe sigurine publike si dhe nderteses se Kryeministrise. Pas pershkallezimit te dhunes si dhe hapjes se portes se gardhit rrethues se godines se kryeministrise nga efektivat qe kishin marre ne mbrojtje kete objekt eshte paralajmeruar me megafon dhe me pas jane perdorur armet e zjarrit.

Nga kryerja e veprimeve te para hetimore eshte provuar se kane gjetur vdekjen shtetasit Ziver Veizaj Hekuran Deda si dhe Faik Myrto. Kurse shtetasi Aleks Nika ka vdekur pas disa ditesh si pasoje e goditjes me arme zjarri. Po ashtu kane pesuar demtime te ndryshme te shkaktuara me arme zjarri gjashte shtetas. Gjithashtu rezultojne te jene demtuar me mjete te ndryshme edhe 36 punonjes policie si dhe 25 pjesemarres ne demonstrim.

Me daten 21 janar 2011 eshte bere keqyrja e viktimave ku gjate keqyrjes jane gjetur ne trupin e shtetasit Ziver Veizaj dhe Faik Myrto respektivisht nga nje predhe metalike e kalibrit 9 mm te cilat jane marre ne cilesine e proves materiale per ekzaminime te metejshme. Gjithashtu jane keqyrur dhe marre ne cilesine e proves materiale edhe rrobat e viktimave dhe te gjashte te demtuarve me arme luftarake.

Jane bere vendimet per ekspertimin mjeko-ligjor mbi ekzaminimin e kufomave si dhe vendimet e keqyrjet e ekspertimeve mjeko-ligjore per te demtuarit me qellim percaktimin e kategorise se demtimit dhe mjetit qe i ka shkaktuar. Jane bere edhe vendime per kryerjen e ekspertimit kimiko-ligjor per rrobat e sekuestruara te viktimave dhe te demtuarve me arme zjarri per te percaktuar ne to pranine e faktoreve plotesues te qitjes.

Po me daten 21 janar ora 1800 eshte bere keqyrja e vendit te ngjarjes. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes brenda oborrit te nderteses te Keshillit te Ministrave dhe pikerisht nga pjesa veriore e tij jane gjetur nje sasi gezhojash prej te cilave 131 gezhoja te kalibrit 9 mm si dhe gezhoja te kalibrit 7.62 mm te shperndare ne menyre te crregullt te cilat jane sekuestruar me cilesine e proves materiale.

Per te percaktuar llojin e fishekeve dhe te armeve nga te cilat jane nxjerre gezhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes jane bere vendimet per kryerjen e ekspertimeve teknike dhe balistike. Per kete qellim jane sekuestruar me cilesine e proves materiale arme te efektivave te Gardes se Republikes te cilat sipas planit te masave dhe instruktazhit te dates 21.01.2011 si dhe urdhri nr. 28/1 i dates 19.01.2011 edhe keto te marra ne cilesine e proves materiale mbi bazen e vendimit te prokurorit me daten 21.01.2011 kane qene te dislokuara diten e ngjarjes ne objektin e Keshillit te Ministrave.

Prokurori bazuar ne nenin 244 te K.Pr.Penale ka kerkuar caktimin e mases se sigurimit Arrest ne burg ndaj shtetasve nen hetim Agron Malaj Mark Nikolli Gazmend Ahmetaj dhe Sadik elaj te cilet dyshohen te jene autoret e vepres penale te Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese ne bashkepunim te parashikuar nga nenet 79 germat dh e e 25 te Kodit Penal. Kjo per faktin se personat nen hetim Agron Malaj Mark Nikolli Gazmend Ahmetaj dhe Sadik elaj kane qene efektiv te Njesise Speciale te Gardes se Republikes.

Prokuroria pretendoi se duhet te caktohet kjo mase sigurimi sepse
Nga keqyrja e vendit te ngjarjes jane evidentuar dhe gezhojat qe jane gjetur pikerisht ne vendin ku kane qene shtetasit nen hetim Sadik elaj Agron Malaj Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli dhe Agim Llupo. Edhe nga filmimet e bera nga televizionet rezulton se viktimat ne momentin qe jane qelluar kane qene jashte objektit jashte kangjellave ose gardhit rrethues ku Ziver Veizi ka qene ne trotuar dhe nuk ka kryer asnje veprim ose akt dhune.

Viktima Hekuran Deda ka qene se bashku me deklaruesit F.M. dhe H.P. prane nje pishe te hipur ne dy tavolina te vendosura nga gazetaret dhe po shihnin demonstraten. Viktima Faik Myrto ka qene ne Bulevard ne afersi te dy kullave binjake aty afer ka qene edhe viktima tjeter Aleks Nika.

Sipas deklarimeve te deshmitareve F.M. dhe H.P. rezulton se personi i veshur me uniforme i vendosur tek nje dritare e hapur ka qelluar ne drejtim te turmes. Ky fakt tregon se nga vendi ku ka qene Agim Llupo Agron Malaj Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli dhe Sadik elaj eshte qelluar me arme ne drejtim te demonstruesve.

Nga keqyrja e dates 29 janar 2011 te pjeses se gardhit te Kryeministrise rezulton se ne gardhin metalik ka shume shenja predhash ne distance te ulet nga toka te cilat tregojne se nga ana e grupit te drejtuar nga ana e personit nen hetim Agron Malaj eshte qelluar me arme ne drejtim te turmes. Shenja predhash ne distance te ulet nga toka jane fiksuar edhe tek porta e jashtme nr.1 e Kryeministrise.

Shenja predhe jane fiksuar edhe tek vendroja afer deres dhe tek porta e vogel prane kesaj dere ku rezulton se eshte qelluar me arme ne drejtim te turmes. Shenja predhe jane fiksuar edhe tek nje tabele ne krah te Gjykates Kushtetuese. Ne nje peme afer Gjykates Kushtetuese eshte gjetur edhe nje predhe e cila eshte e kalibrit 9 mm dhe eshte derguar per ekzaminim ne Institutin e Policise Shkencore. Aty ne nje peme eshte fiksuar edhe nje kalim predhe ne levoren e saj. Tre predha te tjera te kalibrit 9 mm jane gjetur tek Selia e UNHCR-se e cila ndodhet ne fund te rruges dhe me pamje ballore nga porta nr.1 ne nje distance rreth 70 metra larg.

Te gjitha predhat e gjetura duke perfshire edhe predhen e gjetur ne peme jane ne nje distance relativisht te ulet nga toka per shkak te pjerrtesise se vendit nga ku ndodhet objektivi referuar portes Nr.1 disniveli eshte i konsiderueshem cka tregon se eshte qelluar ne drejtim te demonstruesve madje me intensitet te larte. Poshte Bankes VENETO eshte fiksuar edhe nje vrime predhe.

Gjykata pasi administroi aktet hetimore te kryera deri ne faze te hetimit te kesaj ceshtje konstaton se
Nga ngjarja e dates 21 janar 2011 kemi nje pasoje kriminale kater persona te vdekur 6 persona te plagosur me arme zjarri jane demtuar me mjete te ndryshme edhe 36 punonjes policie si dhe jane demtuar me mjete te forta mprehese dhe nje numer i madh efektivesh te Gardes se Republikes. Rezulton se jane bere keqyrjet e vendit te ngjarjes jane marre gezhojat ne vend-ngjarje jane bllokuar gjithe armatimi i Gardes jane gjetur tre predha ne trupat e viktimave perkatesisht tek Ziver Veizi Faik Myrta dhe Aleks Nika ndersa tek viktima Hekuran Deda nuk ka predhe ne trup pasi ka pasur plage tejshpuese.
Gjithashtu nga proces-verbalet e deklarimit te shtetasve F.M. dhe H.P. perkatesisht ne datat 21.01.2011 dhe 26.01.2011 nuk rezulton qe keta deklarues te kene njohur dhe identifikuar personin konkret qe mund te kete qelluar ne drejtimin e tyre apo te viktimes Hekuran Deda. Rezulton se jane kryer ekspertimet balistike duke u ekzaminuar te gjitha armet e perdorura nga Garda dhe aktualisht jane nxjerre konkluzionet e eksperteve ne lidhje me gezhojat si dhe dy predhat qe jane marre ne trupat e viktimave Ziver Veizi dhe Faik Myrto.

Keshtu sipas aktit te ekspertimit balistik nr. 1022 date 08.02.2011 arrihet ne perfundim se nga 131 gezhoja 117 cope jane nxjerre prej gjashte armeve te sekuestruara ne Garde ndersa 14 gezhoja nuk jane nxjerre nga 51 automatiket 9 mm te cilet jane bllokuar tek Garda e Republikes. Armet e personave nen hetim shtetasit Sadik elaj Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli dhe Agim Llupo rezultojne te kene shkrepur nga armet e tyre rreth 131 gezhoja te gjetura ne vendin e ngjarjes.

Nisur nga specifika e zhvillimit te ngjarjes konkrete gjykata cmon se elementi kryesor qe mund te coje ne krijimin e nje dyshimi te bazuar ne prova per individualizimin e pergjegjesise penale ne lidhje me pasojen e ardhur te vdekjes se kater personave eshte ekzaminimi i te gjitha predhave qe jane gjetur ne trupat e tre viktimave perkatesisht predhave te gjetura ne trupin e viktimave Ziver Veizi Faik Murto dhe Aleks Nika.
Deri ne kete faze te hetimit rezulton se jane ekzaminuar dy prej tre predhave te gjendura ne trupat e viktimave konkretisht predhat e gjendura tek viktimat Ziver Veizi dhe Faik Myrto.

Sipas aktit te ekspertimit tekniko-kimik te armeve e balistik te predhave me nr. 975 date 07.02.2011 eshte arritur ne konkluzionin se ... predha e gjetur tek viktima Ziver Veizi eshte nxjerre nga arma automatike me numer ne shul 244 dhe numer te gervishtur ne pjesen plastike 244. Veprimet hetimore te metejshme kane vertetuar se kjo arme eshte perdorur nga personi nen hetim Agim Llupo me detyre shef i shtabit zv.komandant i Njesise Speciale te Gardes se Republikes. Pikerisht nisur nga ky konkluzion i eksperteve i cili identifikon dhe individualizon pergjegjesine penale ne lidhje me vdekjen e shtetasit Ziver Veizi Gjykata e Tiranes me vendimin e saj nr. 258 date 10.02.2011 ka caktuar masen e sigurise Arrest ne burg ndaj personit nen hetim Agim Llupo.

Sipas aktit te ekspertimit tekniko-kimik te armeve e balistik te predhave me nr. 975 date 07.02.2011 eshte arritur ne konkluzionin se predha e gjendur ne trupin e viktimes Faik Myrto nuk rezulton te jete nxjerre nga ndonjera nga ato 51 arme te tipit MP-5 te kalibrit 9 mm qe jane sekuestruar ne Garde dhe i jane nenshtruar ekspertimit nga Policia Shkencore. Deri ne kete faze hetimi nuk rezulton te jete kryer ekspertimi balistik i predhes qe eshte gjendur ne trupin koken e viktimes Aleks Nika.

Gjithashtu prokurori pretendon se nga keqyrja e date 29 janar 2011 te pjese se gardhit te Kryeministrise rezulton se ne gardhin metalik ka shume shenja predhash ne distance te ulet nga toka te cilat tregojne se nga ana e punonjesve te Gardes dhe personave nen hetim Sadik elaj Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli dhe Agim Llupo eshte qelluar me arme ne drejtim te turmes. Konkluzionin se keto demtime u perkasin predhave te qelluara nga Garda me date 21 janar 2011 Prokurori e nxjerre duke iu referuar Procesverbalit te Keqyrjes se vendit te ngjarjes te dates 06 shkurt 2011. Ky konkluzion mund te nxirret vetem me ane te kryerjes se veprimit hetimor te Ekspertimit per te percaktuar me eksperte kriminalistik se me cfare mjeti jane shkaktuar demtimet e pershkruara ne Procesverbalin e Kqyrjes se vendit te ngjarjes se dates 06 shkurt 2011.

Sa me lart gjykata arrin ne perfundim se pa u kryer ekspertimi balistik i predhes qe eshte gjendur ne trupin e viktimes Aleks Nika si dhe pa u kryer ekspertimi teknik qe te percaktonte mjetin me te cilin jane shkaktuar demtimet e pershkruara ne Procesverbalit te Keqyrjes se vendit te ngjarje te dates 06 shkurt 2011 nuk mund te arrihet ne perfundim per dyshime te bazuara ne prova te marra ne rruge ligjore qe personat nen Sadik elaj Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli dhe Agim Llupo te jene bashkepunetor ne vepren penale te Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese ne bashkepunim te parashikuara ne nenet 79 germa dhe e e 25 te Kodit Penal.

Ne kuptim te nenit 245 shkronja c te Kodit te Procedures Penale gjykata vlereson se ndaj personave nen hetim Sadik elaj Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli duket te caktohet masa e sigurimit Arrest ne burg me nje afat 30 ditor. Gjate ketij afati duhet te kryhen veprimet hetimore dy ekspertimet e cituara me lart ne menyre qe te kete nje konkludim mbi prova ligjore ne lidhje me pergjegjesine penale te personave nen hetim.

PR KTO ARSYE
Gjykata bazuar ne nenin 245 shkronja c K.Pr.Penale

VENDOSI
Caktimin e mase se sigurimit Arrest ne burg me nje afat 30 dite nga dita e zbatimit te kesaj mase ndaj shtetasve nen hetim Sadik elaj Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli me gjeneralitetet perkatese dhe vendbanimet e tyre. Kunder vendimit lejohet ankim ne gjykaten e Apelit Tirane brenda 10 diteve nga dita e njoftimit ose dita e zbatimit.
U shpall ne Tirane me 11.02.2011



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›