E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti Video per te provuar presionet e vazhdueshme te Ilir Metes

Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti do te paraqitet mesditen e sotme perballe Keshillit te Rregullores dhe Imunitetit per te bere mbrojtjen e tij ne lidhje me kerkesen e Prokurorise. Burime prane Priftit pohuan dje per Shekulli-n se ish-ministri do ta pranoje kerkesen e Prokurorise dhe do te kerkoje edhe vete heqjen e mandatit per tu vene ne dispozicion te hetimit. Une jam i hapur per hetimin e ceshtjes dhe shume shpejt do te zbardhet e verteta - eshte shprehur ish-ministri.

Te njejtat burime pohuan se Prifti eshte shprehur se do te pranoje vertetesine e videos dhe do te shpjegoje se cfare ndodhet aty. Une e kam regjistruar vete ate video. Si mendoni se une do te regjistroj veten duke bere korrupsion Ajo video eshte bere per te provuar presionet e vazhdueshme qe kam pasur nga Ilir Meta ne kohen kur drejtoja METE.

shte vazhdimi i videos se Ilir Metes e publikuar nga vete une. Kam pasur shume presione ne kohen kur isha minister dhe ky eshte nje nga to raste. Nuk eshte e vertete qe ka qene e fshehur - eshte shprehur ish-ministri Prifti.

Ai ka pohuar se mund dhe do ta sqaroje historine e videos por kete gje nuk do ta beje ne Kuvend por ne Prokurori. Ish-ministri pritet qe te paraqitet keto dite ne Prokurorine e Pergjithshme ku do te jape shpjegime ne lidhje me videon ku ai shfaqet se bashku me ish-zv.ministrin Leonard Beqiri.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›