E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata Speciale nuk lejoi Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait, reagon Rama: E turpshme!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait.

Përmes një psotimi në “X” Rama shprehet se vendimi i Gjykatës Speciale është ulëritës, dhe e ka kthyer në një shaka brutale vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i Ramës:

Një ultësirë ​​e re nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë!

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillohet më 18 mars, në orën 15:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›