Gjykata: Të rihapet dosja ndaj mjekes, akuzohet se refuzoi mjekimin
Tiranë- Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë një 77 vjecari, i cili ka kundërshtuar mbylljen e hetimeve të prokurorisë ndaj një mjekeje, e cila ka refuzuar ta mjekojë dhe sipas të moshuarit ajo ka shpërdoruar detyrën.
Ka qenë gjyqtari Gerd Hoxha qe ka urdhëruar njësinë taskt -forcë të hetojë më tej si dhe të kryejë veprimet përkatëse hetimore për këtë rast. I moshuari, për shkak të gjendjes së tij, shëndetësore nuk është paraqitur në gjykatë, por është përfaqësuar nga djali i tij me profesion avokat. Shtetasi kallzues është Irfan Toro, i vitlindjes 1935, i cili ka kryer kallzimin ndaj mjekes Efrosina Kaja, për shpërdorim detyre. Por gjykata thotë se prokuroria ka kryer pak veprime proceduriale hetimore për të dalë në një konkluzion dhe nuk ka bërë as veprimin minimal për të pyetur personin që ka kryer kallzimin përkatës.
Gjykata thekson se nuk është arsyetim vendimi i prokurorisë kur pushon cështjen, duke argumentuar se duke qenë se kallzuesi nuk u paraqit për tu pyetur për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Sepse, sic vëren gjykata në rast të kësaj pamundesie absulote, i dëmtuari mund të pyetej në vendin ku ndodhej, nëse ishte e pamundur nga prokurori, atëherë nga oficeri i policisë gjyqësore. Mes veprimeve të domosdoshme hetimore qe prokuroria nuk i ka kryer, vijon më tej gjykata, është edhe mospyetja e të sëmurëve në spitalin ku ndodhej i shtruar i sëmuri. Gjykata vijon më tej duke shpjeguar se hetimet nuk duhet të mjaftoheshin në këtë rast vetëm me pyetjen e mjekes Efrosina Kajo, por duhet të ishte administruar edhe kartela mjekesore e shtetasit Irfan Toro. Ndërsa, nisur nga deklarimi i mjekes, thotë gjykata, e cila ka pretenduar se kur pacienti ka kryer nderhyrjen ne zemër ajo ishte jashte vendit, prokurorët duhet të administronin të dhënat nga pikat e kalimit kufitar.
Me vendim të gjykatës, tashmë prokuroria do të pesë edhe të sëmurë të tjerë që kanë qenë dëshmitarë okularë në dhomën ku mbahej i shtruar i moshuari, do të pyetet personeli mjekësor i spitalit civil për ditën kur ka ndodhur refuzimi i vizitës dhe ndihmës mjekësore. Po kështu gjykata kërkon që prokuroria të administrojë kontratën e punës që mjekja e kallzuar ka me institucionin për të parë detyrat dhe të drejtat në ushtrimin e detyrës, të dhënat se kur është shtruar i moshuari në spital si dhe të kryhet një akt ekspertim mjeko ligjor për të përacktuar saktë se sa është rënduar gjendja shëndetësore e 77 vjecarit nga qëndrimi mospërfillës i mjekes Kajo thotë gjykata.
/IDEA/