Lushnje, rrihet për vdekje ish-oficeri i policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambjentet e jashtme të gjykatës së Lushnjes ku një ish -efektiv i policisë është rrahur për vdekje. Arben Sopjani 45 vjeç, pasi ka dalë nga gjyqi ka nisur të debatojë me palën tjetër.
Por duket se debati i cili ka qenë për një çështje të vjetër ka degjeneruar në konfrontime fizike dhe Sopjani ka marrë plagë të rënda të cilave nuk ka mundur ti mbijetoj. Sipas policisë, autoret e kësaj ngjarje janë Fatbardh dhe Alush Rustami, të cilët dhe janë prangosur nga policia.
Dyshohet se konflikti mes dy familjeve Rustami dhe Sopjani e ka zanafillën që në vitin 1999 ku pas një konflikti ka mbetur i paralizuar një pjesëtar i familjes Rustami. Konflikti mendohet se ka nisur vite më parë ndërmjet këtyre dy fiseve për shkak të problemeve të pronësisë se një linjë përpunimi të inerteve në lumin Shkumbin.
E ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dy autorët e saj janë vënë në pranga ndërsa viktima nuk ka mundur ti shpëtoj plagëve të marra nga goditja me sende të forta.