E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: Të rihetohet Jonaid Myzyri. SPAK kërkoi pushimin e një prej veprave penale për kreun e prokurimeve publike

Ndërsa SPAK kërkoi t’i pushojë të hetuarit Jonaid Myzyrit, kreut të Prokurimeve Publike njëren nga veprat penale, Gjykata e Posaçme refuzoi ta pranojë.

Kështu, Gjykata me urdhër të gjyqtarit, Paulin Çera vendosi që të rikthejë për hetim episodin e shkeljes së barazisë në tendera për një procedurë me vlere rreth 2.2 milionë euro.

Në këto kushte, Prokuroria do duhet të vihet në lëvizje për 45 ditët e ardhshme për të kryer një riekspertim në funksion të çështjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›