E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata arrest me burg burrit E vrava gruan sepse donte te ndahej

SHKODR- Gjykata e Shkoder ka vendosur sot arrest me burg per burrin qe vrau
me thike bashkeshorten e tij.

Duke folur para trupit gjykues burri ka deshmuar se e vrau gruan pasi ajo donte te ndahej prej tij.

E vrava gruan pasi donte te ndahej dhe te largohej nga une -tha GJelosh Mehmetaj 35-vjec.

Ngjarja ndodhi dite me pare ne Shkoder kur burri qelloi disa here me thike gruan e tij Mimoza 30-vjec nene e dy femijeve duke e lene ate te vdekur.

Familja Mehmetaj prej kohesh kishte probleme dhe konflikte mes dy bashkeshorteve qe shoqeroheshin edhe me keqtrajtime te vazhdueshme te gruas nga ana e te shoqit. Dy dite para krimit vellai i gruas kishte bere tentativen e fundit per te pajtuar ciftin por kjo ka rezultuar ne nje tragjedi.

Ngjarja ndodhKi ne banesen e vellase se Mimozes ne lagjen Mark Lula tek kati i peste i pallatit qe ndahet pak metra pa shkuar tek ura e trenit ku ajo jetonte se bashku me femijet prej dy muajsh pasi ishte ndare nga i shoqi por divorci nuk ishte bere zyrtarisht. Mbreme ka patur ditelindjen njeri prej femijeve te ciftit dhe Gjeloshi ka shkuar per kete arsye dhe e ka kaluar naten atje.

Ne mengjesin e se shtunes ndersa familjaret e Mimozes kane shkuar neper pune ai ka filluar te grindet me bashkeshorten dhe e ka goditur me thike ne pjesen e fytit duke i sjelle vdekjen e menjehershme. Menjehere ai ka dale nga apartamenti por eshte pare nga fqinjet i gjakosur dhe ato kane lajmeruar policine. Bashkeshorti vrases eshte ndaluar vetem pak metra larg pallatit nga sherbimet e policise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›