E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata bllokon fitoren e Selës, rivotime në Strugë

Gjykata Administrative e Maqedonisë ka vendosur sot që të ketë rivotime për raundin e dytë edhe në komunën e Strugës.

Me këtë vendim kontestohet fitorja e kandidatit shqiptar Ziadin Sela që në raundin e dytë. Trupi gjykues ka vendosur që të ketë rivotime në 9 vendvotime, duke pranuar paditë e parashtruara nga VMRO-DPMNE për parregullësi.

Me këtë vendim, do të ketë rivotime për raundin e dytë në komunën e Strugës në garën midis kandidatit shqiptar Ziadin Sela dhe kandidatit maqedonas Vladimir Koçoski. Sipas këtij vendimi, numri i votuesve ku do të ketë rivotime është 7.530 votues.

Në raundin e dytë, Sela ka pasur mbi 5 mijë vota epërsi ndaj kandidatit maqedonas Koçoski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›