Gjykata britanikepezullon lirimin mekusht të Kumbaros
TIRANE-Ilir Kumbaro, ish-shikasi i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, do të qëndrojë në qelitë e burgjeve britanike edhe të paktën për 48 orë të tjera, njofton ne numrin e sotem Gazeta Shqiptare.
Gjykata e ekstradimeve në Londër ka pezulluar vendimin për lirimin me kusht të ish-shikasit, i cili katër ditë më parë u prangos për llogari të drejtësisë shqiptare. Gjatë seancës gjyqësore, avokatët mbrojtës të Kumbaros, që në fakt e ka mohuar identitetin e tij duke u hequr si Shaqe Shatri nga Kosova kanë vendosur garanci pasurore, e cila është pranuar nga gjykata. "Por, për shkak të apelimit të vendimit të lirimit me kusht, gjykata e ka pezulluar derisa të shprehet një gjykatë tjetër më e lartë, e cila do të vendosë për fatin e të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare", ben te ditur sot Gazeta Shqiptare duke iu referuar burimeve nga Prokuroria.
Pas 13 vitesh në kërkim, Ilir Kumbaro, u arrestua në vitin 2008 në Londër. Gjykata e ekstradimeve i dha "OK" drejtësisë shqiptare për ekstradimin e tij por çështja u apelua. E ndërsa pritej të jepej vendimi, gjykata e Lartë në Shqipëri e shpalli të pavlefshme masën e sigurisë marrë ndaj Kumbaros që prej vitit 2003, duke i falur lirinë pas gati një viti qëndrimi në qeli. Por, atëherë kur Kumbaro fitoi betejën e parë më drejtësinë, gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" e cila u la më pas në fuqi dhe nga Apeli. Mbi bazën e këtij urdhër-arresti ndërkombëtar, ish-shikasi u arrestua për të dytën herë në Britani. Në ditët në vazhdim do të mësohet për fatin e ish-shikasit, nëse do të lërë qelinë me liri me kusht, apo do të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku e presin akuzat e rënda, të cilat nëse vërtetohen Kumbaro dhe dy të pandehurit e tjerë Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, rrezikojnë dënime të rënda.
(d.b/GSH/BalkanWeb)