E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit rrëzon dënimin me burgim të përjetshëm për Aldo Baren

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë për kreun e Bandës së Lushnjes, Aldo Bare. Ky i fundit ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Apeli ka vendosur se janë shkelur procedurat, ndaj e ka kthyer sërish çështjen në shkallën e parë. Pak ditë më parë, Apeli i hoqi dënimin me 17 vite burg një anëtari të kësaj bande, duke e lënë të lirë. Po ashtu, Apeli i uli dënimin një anëtari tjetër nga 16 në 10 vjet.

Një sërë skandalesh të publikuara së fundmi nga mediat, po ngrenë dyshime për vendimet e gjykatave për trafikantë dhe të dënuar për krime të tjera. Kështu, në të paktën katër raste flagrante, gjykatat kanë liruar ose kanë lënë në arrest të dyshuar të rrezikshëm, që janë arratisur nga vendi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›