E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: PD është në prag të shpërbërjes

Ndryshe nga socialistët, demokratët nuk kanë provuar asnjë kryeministër tjetër përveç Berishës. Po ashtu rreth tij vegjetojnë disa emra ministrash. Kur në sipërfaqe duket se asgjë nuk lëviz, brenda gjërat po ziejnë. Nëse lexon kabllogramet e SHBA, e kupton se PS po vlon. Por deklarata e presidentit Topi ka shtuar zërat se tani PD do shpërbëhet. Rezultati i saj në zgjedhjet e fundit e ka renditur 100 mijë vota pas PS, dhe duke ecur me këtë ritëm, ajo shkon drejt rrënimit. Për avokat Spartak Ngjelën, PD do të shkojë drejt një shpërthimi dhe shpërbërje.

Mendoj se kjo është gjithçka që pritej dhe ka një lloj konstruksioni. Kjo vjen si pasojë e falimentit total që po pëson dita-ditës Partia Demokratike, e cila realisht nuk ka qenë një përfaqësuese e qartë e të djathtës. Ajo ka një lloj përzierjeje nga e majta në të djathtë dhe nga e djathta në autoritarizëm. Pra, nuk mund të thuhet që ka qenë një version politik, as i tregut të lirë, as i zgjedhjeve të lira, dhe as i kushtetutshmërisë. Pra, si pasojë e kësaj mendoj se pritet një supernova në PD, pas eliminimit të Saliut. Tani gjithkush e ndjen se ai ka rënë. Po të gjithë ata që po grupohen, po e kuptojnë se ai ka rënë dhe është në një moment krize, tha Ngjela në një intervistë për Shqip.

I pyetur për debatin mes Berishës e Ramës, Ngjela tha: Ngërçi politik në vend po vjen si rezultat i falimentimit. Rruga që po ndjek Saliu ka sjell pështjellim. E gjitha kjo është politikë, po ajo që thashë pak më lart është e rëndësishme. Ai ka rënë dhe nuk ka çfarë bisedon formalisht me Ramën, ai mund të dalë gjah me të, por ky nuk quhet takim, ai mund të lozë shah me të dhe ky nuk quhet takim. Tani ne po flasim për takim formal dhe ai nuk ka fuqi ta bëjë këtë me Ramën, sepse ska çfarë thotë. Atë e ka akuzuar arbitri ndërkombëtar që ka manipuluar zgjedhjet dhe ai nuk ka më vend për një frymë perëndimore. Jo, e shikoni që atij i rrinë ftohtë të gjithë dhe ai e kupton, po ai është sfaçato dhe mesjetar. Ju bë pajë Shqipërisë dhe shqiptarët duhet ta durojnë dhe pak.

Ndërsa duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri, Ngjela shtoi: Po presidenti i duhet në funksion të inercisë, sepse ai nuk mund të rigrupohet më dhe sikur ta marrë presidentin. Por brenda këtij qefulli, për të marrë presidentin ai fillon të bëjë aferat. Ndalon procesin e Gërdecit, merr në zotërim Shërbimin Informativ Shqiptar dhe vijon të përçajë shoqërinë. Por, nuk e di se sa do tia arrijë këtyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›