E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit rrëzon sërish prokurorinë, Ndrea Prendi do të qëndrojë në shtëpi

Share

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, do të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi, pavarësisht se akuzohet për vrasjen e një prej demonstruesve të 21 janarit.

Gjykata e Apelit ka vendosur sërish gjatë ditës së sotme që të rrëzojë kërkesën e prokurorisë, e cila kërkonte burgosjen e Prendit, duke lënë kështu në fuqi masën e arrestit në shtëpi për Prendin. Vendimi i gjykatës është marrë pavarësish provave të reja të ofruara nga ana e prokurorisë.

Kërkesa e prokurorit Altin Dumani për ta dërguar në paraburgim ish-komandantin e gardës nuk është marrë parasysh, edhe pse siç thanë burimet ai e ka paraqitur dukumentin e shumëlakuar prej javësh, në të cilin konfirmohet se arma me numër P52796Z është tërhequr dhe ka një shkresë të firmosur nga gjenerali.
Sipas Byrosë Federale të Hetimit, kjo armë i ka marrë jetën më 21 janar 2011 demonstruesit Faik Myrtaj. Gjyqi u ndoq me interes edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët nuk kanë munguar edhe në seancat e tjera të sigurimit personal. Tashmë prokurorisë i mbetet rekursi në Gjykatën e Lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›