Përmet, arrestohet për vjedhje një 26-vjeçar
Endri Kajtazi është arrestuar nga policia me akuzën e vjedhjes. 26-vjeçari i lindur në Përmet është dënuar dy herë më parë për këtë akuzë.
Ai u vu në pranga pasi tre ditë më parë, në fshatin Badëlonjë të rrethit Përmet , ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V.S. Kajtazi ka përfituar nga largimi i të zotëve të shtëpisë duke marrë nga kjo banesë një sërë materialesh dhe sendesh prej bakri si elektromotor, disa çanta shkolle, disa enë prej bakri, tel elektrik alumini, kabllo elektrikë, përcjellëse elektrikë si dhe një sasi të konsiderueshme bakri në formë fletash, sende të cilat kapin shifrën rreth 1500 euro.
26-vjeçarit të gjitha këto materiale iu gjetën në makinën e tij tip Fiat me targa VL 1943 C. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Endri Kajtazi është gjetur edhe një armë gjahu Çifte të cilën e mbante pa leje.