E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata e Korçës lëshon urdhër mbrojtje për Manderina Çelën, detajet e përndjekjes nga ish-partneri

Gjykata e Korçës ka lëshuar edhe njëherë tjetër urdhër mbrojtje për Manderina Çela, e plagosur vetëm pak ditë më parë nga ish i dashuri i saj Ilir Çami, në afërsi të vendit të quajtur “Trekëndëshi” në një lagje periferike të qytetit të Korçës

Dy vite më parë Manderina Çela ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga e njëjta gjykatë pas përndjekjes që i bënte Ilir Çami.

Së fundmi, 41 vjeçari Çami është kthyer nga emigracioni dhe ka kërkuar rikthimin e marrëdhënies së tij me Manderina Çelën, nënë e 3 fëmijëve.

Kërkesë e cila është kundërshtuar prej saj, fakt ky që nuk është pranuar nga Çami, i cili e ka plagosur me thikë në afërsi të spitalit rajonal të Korçës

Ditët në vijim pritet që gjykata e Korçës të japë masën e sigurisë ndaj 41 vjecarit, i cili ndodhet në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›