E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e Arben Frrokut

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Arben Frrokut për zgjatjen me dy muaj të afateve të hetimit kërkuar nga prokuroria.

Prokuroria  kishte kërkuar zgjatjen e këtyre afateve me pretendimin se i duhej kohe për hetimin dhe se dëshmia e Arben Frrokut dhe nipit të tij Jak Jaku që priten të ekstradohen nga Greqia janë me rëndësi për çështjen.

Avokati i Frrokut,Tonin Prendi përvec kërkesës për kundërshtimin e afateve,ka kërkuar edhe pushimin e hetimeve pasi, prokuroria e krimve të rënda nuk asgjë që lidh arben frrokun me vrasjen e komisar Dritan Lamaj.

Pas dëgjimit të palëve gjyaktësi Sandër Simoni vendosi të rrëzojë kërkesën e Frrokun në argumentimin se prokuroria është brenda kuadrit ligjor dhe mund të kërkojë shtyrjen e afateve të hetimit.

Arben Frroku është person nën hetimi ku dyshohet se mbrëmjen e 24 shkurtit ka vrarë komisar Dritan lamaj.Ndërsa ndodhet në greqi në pritje te ekstradimit,i cili pritet të ndodhë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së lartë greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›