E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë, PS bllokon shqyrtimin e projektligjit

24-09-2012 / Gazeta 55

Partia Socialiste bllokon në shqyrtimin e projekt-ligjeve, të kërkuara në 12 rekomandimet e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat. Pas zvarritjesh të herëpashershme për shkak të kërkesës së socialistëve për shtyrje të ligjit për Gjykatën e Lartë deri në shqyrtimin e paketës për reformën në drejtësi, tashmë që ajo është rrëzuar, PS ngriti një tjetër pengesë zbatimin e vendimeve gjyqësore për qarkun e Fierit. Ky është pretekst absurd sipas mazhorancës, e cila i kujtoi Partisë Socialistë se loja për bllokimin e statusit është qartësisht e lexueshme, kur me të njëjtën lëvizje po bllokon dy ligje të kërkuara nga Brukseli ligjin për Gjykatën e Lartë dhe për shkak të tij dhe zbatimin e ligjit për Gjykatën Administrative.
Mazhoranca propozoi si rrugë konsensusi që ligji të shtyhej për të martën, në mënyrë që PS të depozitonte amendamente për ligjin, gjë të cilën deri sot nuk e kanë bërë. Opozita nuk pranoi të shqyrtonte as ndryshimet ligjore për administratën shtetërore, duke braktisur komisionin. Ky ligj u miratua me votat e mazhorancës, dhe është një tjetër prioritet i vënë nga Komisioni Evropian, krahas atij për nëpunësin civil që ndodhet për shqyrtim në komisionet parlamentare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›