E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divjakë, ekzekutohet në qendër të qytetit 30-vjeçari

Gazeta Shqip

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Divjakë. Sipas të dhënave të policisë, 30-vjeçari Fatos Bello është qëlluar për vdekje me një armë zjarri pistoletë ndërsa ndodhej në një lokal në qendër të qytetit.

Autori i ngjarjes është identifikuar nga policia si shtetasi Shaban Lleshi, 50 vjeç, i cili është shpallur menjëherë në kërkim dhe është vënë në pranga pak kohë më pas nga ana e uniformave blu. Autorit të ngjarjes i është sekuestruar edhe arma me të cilën mendohet se kreu vrasjen, ndërkohë që paraprakisht mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
24 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Divjakë, ekzekutohet në qendër të qytetit 30-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›