E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Larte Topi dekreton 3 anetare

Presidenti Bamir Topi dekretoi tre kandidate per anetare te Gjykates se Larte e cila eshte shkalla me e larte e sistemit gjyqesor shqiptar.

Te perzgjedhurit nga Presidenti jane tre gjyqtare. Edmond Islamaj kryen aktualisht detyren e gjyqtarit ne Gjykaten e Apelit Tirane si dhe eshte anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise i zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore. Me kete dekret Presidenti i propozon Parlamentit qe zoti Islamaj te ngjise shkallet e karrieres ne gjyqesor si anetar i Gjykates se Larte.

Gjyqtari tjeter i dekretuar eshte Shkelzen Selimi aktualisht me detyre ne Gjykaten e Vlores. Per publikun emri i zotit Selimi eshte degjuar rreth nje vit me pare gjate gjykimit te Kryetarit te Bashkise se Himares Vasil Bollano. Gjyqtari Shkelzen Selimi e shpalli fajtor zotin Bollano per shperdorim detyre pasi dha dy urdhra te kundraligjshem per heqjen e sinjalistikes ne nje rruge qe nuk eshte ne juridiksionin e Bashkise se Himares. Vendimi i gjyqtarit Selimi qe propozohet per anetar te Gjykates se Larte u rrezua me vone nga Gjykata e Apelit Vlore.

Me dekretin e tij Presidenti Topi ka vleresuar edhe punen e gjyqtares se Gjykates se Tiranes Manjola Bejleri duke cuar ne Parlament dekretin per emerimin e saj. Zonja Bejleri eshte nje nga gjyqtaret e njohur prej publikut per shkak se ajo drejton Shoqaten e Gjyqtareve te Shqiperise dhe jo rralle ka qene kritike ndaj projektligjeve te qeverise per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor. Eshte ende heret te flitet per qendrimin e mazhorances ndaj ketyre kandidaturave per ne Gjykaten e Larte. Perpara se te marre nje vendim per keto dekrete Komisionit te Ligjeve i duhet te marre ne pyetje ne seanca te vecanta degjimore kandidatet e dekretuar nga Presidenti per anetare te Gjykates Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›