E Shtunë, 31 Tetor 2026

BerishaLigjidjeg pronaret e jashteligjshem

Kryeministri Berisha i ka bere thirrje opozites qe te votojne ligjin per kthimin e kompesimin e pronave duke theksuar se ky ligj djeg pronaret e jashteligjshem.

Duke folur ne seancen plenare ku po diskutohet ligji per pronen kryeministri Berisha theksoi se nje numer i madh pushtetaresh kane grabitur pronat e pronareve nepermjet korrupsionit dhe shperdorimit te pushtetit dhe ky ligj eshte kunder ketyre pushtetareve.

Sipas tij ligji nuk eshte e rastit klithma e ketyre diteve per kete ligj se beteja per pronen eshte beteja per sistemin.
Ky ligj u djeg vetem atyre qe kane pervetesuar pronat e te tjereve theksoi Berisha duke shtuar se ata qe kane grabitur pronat do te marrin pergjigjen ligjore.

Duke iu drejtuar deputeteve te opozites kryeministri Berisha theksoi se ata kembengulin qe te mos e miratojne ligjin per pronen pasi fshehin prapa gjithe tokat e grabitura.

Une e kuptoj se ju fshihni prapa gjithe hipoteken por ju them ju se ata qe kane grabitur pronat do te marrin pergjigjen ligjore. Ju nuk doni ta miratoni pasi ju imponon hipoteka juaj iu drejtuar kryeministri berisha deputeteve te opozites.

Sipas tij ish-pronaret pane gjate gjithe ketyre viteve qe tentakulat e pushtetit te shtrihen drejt tokave te tyre dhe prandaj ligji qe propozon qeveria synon zhdukjen e tyre.

Ne thelb ky ligj nuk synon gje tjeter vecse qe me forcen e te drejtes te mposhte nje nga nje trofete qe pushtetaret iu lejojne vetes tu grabisin pronareve. Ndaj nuk eshte aspak e rastit qe te behet nje beteje kaq e madhe per kete ligj tha ai.

Gjithashtu kryeministri Berisha duke iu drejtuar opozites theksoi se ajo nuk ka asnje dokument per te kundershtuar ligjin e pronave pervec se dokumentat e pervetesimit te pronave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›