Gjykata e Larte e paplotesuar 3 vende vakante qe prej nje viti
Peng i perplasjes politike mes mazhorances dhe kreut te shtetit nuk ka mbetur vetem Kushtetuesja por edhe Gjykata e Larte e cila ne fakt eshte shkalla me e larte e gjyqesorit ne vend. Sipas ligjit Gjykata e Larte ka 17 anetare bashke me kryetarin. Por aktualisht ky institucion ka vetem 14 anetare tre te cilet jane vakante dhe ende nuk jane zgjedhur. Nga korriku i vitit te kaluar prane kesaj gjykate jane tri vende vakante. Per keto vende Presidenti ka dekretuar emrat e tre kandidateve qe ne shtator dhe ata jane gjyqtaret Edmond Islamaj Shkelzen Selimi dhe Manjola Bejleri. Por votimi i tyre eshte bllokuar pasi grupi i Partise Demokratike dorezoi ne Gjykaten Kushtetuese nje kerkese duke i kerkuar ketij institucioni interpretimin e tre neneve qe kane te bejne me riperteritjen e mandatit te anetareve te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese. Bazuar ne kete kerkese Kuvendi me shumice votash te mazhorances vendosi pezullimin e votimit te tre kandidateve per ne Gjykaten e Larte deri sa te shprehet Gjykata Kushtetuese.
VendimiNe vendimin e djeshem Gjykata Kushtetuese eshte shprehur qarte duke mos hyre si pale ne konflikt pra duke i dhene te drejte njerit apo tjetrit institucion por ka bere te ditur se baza ligjore eshte e qarte ndaj duhen plotesuar vendet. Ne kete vendim theksohet se gjykata veren se bazuar ne nenin 125/2 te Kushtetutes gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese emerohen nga radhet e juristeve me kualifikim te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion ndersa per gjyqtaret e Gjykates se Larte neni 136/5 i Kushtetutes ka parashikuar se gjyqtare mund te jene shtetasit shqiptare me arsim te larte juridik. Per procedurat e zgjedhjes dhe kriteret e tjera qe duhet te plotesojne kandidatet per gjyqtare te Gjykates se Larte norma kushtetuese parashikon percaktimin e tyre me ligj. Po ashtu kjo norme nuk parashikon as ndonje ndarje/raport numerik ne perberjen e Gjykates se Larte mes kandidaturave qe vijne nga gjyqesori dhe atyre jashte tij. Gjykata veren se per parashikimin e nenit 136/5 te Kushtetutes kerkuesit nuk pretendojne paqartesi ne zbatimin e normes kushtetuese por ngrene pretendime ne thelb per interpretimin e nenit 3 te ligjit nr. 8588 date 15.3.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise sipas te cilit gjyqtaret e Gjykates se Larte emerohen nga radhet e gjyqtareve me vjetersi jo me pak se 10 vjet ose nga radhet e juristeve te shquar qe e kane ushtruar kete profesion jo me pak se 15 vjet. Gjykata rithekson se ne kuptim te nenit 124 te Kushtetutes dhe ne zbatim te kritereve e standardeve te permendura me siper ajo investohet ne rast se problemi kushtetues ka ardhur si pasoje e paqartesise ne zbatimin e normes kushtetuese dhe jo si pasoje e paqartesive ne zbatimin e normes ligjore.