Kushtetuesja vendos armepushim ndermjet mazhorances dhe Topit
Gjykata Kushtetuese ka marre nje vendim qe realisht kerkon nje armepushim ndermjet Presidentit dhe Parlamentit ne lidhje me emerimin e Gjykates Kushtetuese dhe asaj te larte. Pas nje perplasje te gjate ku mazhoranca rrezoi disa here emerimet e Topit per ne Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte institucioni qe ka per detyre interpretimin e ligjit themeltar te shtetit ka vendosur se si Presidenti ashtu edhe Kuvendi do te duhet te caktojne se bashku rregullat per kriteret e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Rotacioni i anetareve te Kushtetueses do te duhet te behet pjese-pjese dhe jo i menjehershem duke lene aktualisht 7 anetare te institucionit ne pune dhe tjeter ka kerkuar hartimin e nje dispozite te vecante qe mund te vendoset ne ligjin per gjykaten apo edhe ne Kushtetute ku te pajtohet ceshtja e mbarimit te mandateve te gjykatesve te Kushtetueses dhe lenia ne pune e 2/3 te anetareve per te siguruar nje eficense te institucionit. Por gjithsesi vendimi i djeshem i Gjykates Kushtetuese duket se nuk do ti jape fund luftes se gjate ne mes mazhorances dhe Presidentit por sipas gjitha gjasave pritet te nise pas dekretimit te anetareve te rinj menjehere pas botimit te vendimit ne Fletoren Zyrtare.
KonfliktiVeren e shkuar nisi perplasja mes mazhorances dhe Presidentit rriti kulmin kur krere te Partise Demokratike dhe te legjislativit akuzuan kreun e shtetit se po le vakant emerimin e kreut te Gjykates Kushtetuese. Nje sulm qe rezultoi nje presion i paster politik sepse ne fakt Presidenti ne kohen e duhur beri dekretimin e Bashkim Dedjes si kreu i Kushtetueses i cili mori miratimin e Kuvendit. Por mazhoranca ka rrezuar tre dekretet e kreut te shtetit perkatesisht per emerimin e Artan Hoxhes Ardian Lekes dhe Edlira Jorgaqit. Pas ketij vendimi te Kuvendit nje grup deputetesh te mazhorances i kerkuan Gjykates Kushtetuese qe te beje interpretimin e Kushtetutes ne lidhje me kriteret dhe kompetencen e Presidentit dhe Kuvendit per emerimin dhe pelqimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Ne argumentet e tyre deputetet e PD-se theksojne se pelqimi qe jep Kuvendi eshte nje kompetence substanciale dhe jo formale. Po ashtu mazhoranca kerkoi qe te interpretohej ceshtja e rotacionit te gjykates duke pasur parasysh se nuk mund te behen emerime te menjehershme te disa anetareve. Ne fakt aktualisht prej me shume se nje viti u ka mbaruar mandati kater anetareve te Gjykates Kushtetuese Petrit Pllocit Sokol Sadushit Xhezair Zaganjorit Admir Thanzes.
VendimiGjykata vlereson se Presidenti dhe Kuvendi gjate ushtrimit te kompetencave te tyre kushtetuese jane interpretuesit e pare te normes kushtetuese dhe percaktimi nga ana e gjykates i kritereve qe duhet te plotesoje nje kandidature con ne marrjen nga kjo e fundit te kompetences kushtetuese te secilit prej ketyre organeve. Ne kete kuptim Presidenti dhe Kuvendi bazuar ne parimin e luajalitetit kushtetues duhet te bashkepunojne per percaktimin e kritereve ligjore ne perputhje me kerkesen kushtetuese per kualifikim te larte ne funksion te sigurimit te nje perberjeje cilesore te Gjykates Kushtetuese. Ky sistem emerimi i pranuar nga Kushtetuta i vendos subjektet qe perfshihen ne te para kerkeses se respektimit te parimit te luajalitetit kushtetues i cili ne thelb shpreh respektin e ndersjelle nga secili subjekt ndaj kompetencave te tjetrit si dhe nenkupton krijimin e nje raporti bashkepunimi midis tyre. Ne lidhje me perteritjen ne vendim percaktohet se gjykata thekson se respektimi dhe zbatimi i parashikimit kushtetues te perteritjes se perberjes se saj cdo tre vjet ne nje te treten e anetaresise paraqet rendesi te vecante ne kuptim te ruajtjes dhe forcimit te pavaresise dhe vazhdimesise se ketij organi. Gjykata vlereson se ne situaten aktuale kur ka mbaruar mandati i dy te tretave te gjyqtareve te saj ka lindur nje problem kushtetues por nuk eshte vendimi interpretues qe mund ti jape zgjidhje perfundimtare mosmarreveshjes.