E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë me 7 anëtarë, Soreca dhe Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën përpara

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai i BE, Luigi Soreca, kanë përshëndetur dekretimin nga Presidenti Ilir Meta të katër anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Me një shënim në Twitter, Yuri Kim shkruan se tashmë Gjykata e Lartë mund të mbajë seanca për çështje penale, civile dhe administrative, ndërsa shton se Reforma në Drejtësi po ecën përpara.

“Urime për 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë duke u bërë gjithsej 7. Gjykata e Lartë tani mund të mbajë seanca për çështje penale, civile dhe administrative. Falë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vijojë emërimet. Faleminderit dhe presidentit Ilir Meta për betimin pa humbur kohë. Reforma në Drejtësi po ecën përpara”, shkruan Kim.

Ambasadori Soreca e vë theksin te rëndësia e procedimit me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatën e Lartë, duke shprehur mbështetjen e BE.

“Ne e mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta të 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. BE do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”, shkruan ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›