Gjykata e Lartë rrëzon Ahmetajn, refuzon rekursin për kontrollin e vilës së bashkëjetueses
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën për rekurs të ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, lidhur me vendimin për kontrollin e vilës së bashkëjetueses në Hamallaj, me udhër të SPAK.
Gjykata e Larta ka rrëzuar Ahmetajn duke lënë në fuqi vendimin në Apelin e GJKKO. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.
Ish-ministri pretendon se nuk është marrë leje nga Kuvendi për këto kontrolle, pasi ai është deputet dhe ka imunitet.
Avokatët mbrojtës të ish-ministrit kundërshtuan kontrollin e ushtruar më 9 mars nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me pretendimin se SPAK ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke mos marrë një autorizim nga Kuvendi për kontrollin e banesës ku Ahmetaj bashkëjeton me shtetasen Erjola Hoxha.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
