E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiste me dhunë sende personale, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

Grabiste me dhunë sende personale, arrestohet 26-vjeçari në

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë.

Në pranga ka rënë shtetasi Miklovan Hasani, 26 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari dhe shtetasi P. C. (i arrestuar më datë 06.05.2023, gjatë këtij operacioni) janë bashkautorë të vjedhjeve me dhunë të një varëse floriri, një unaze dhe një celulari, në pronësi të 3 shtetasve të ndryshëm.

“Si rezultat i operacionit “Seriali”, të zhvilluar 5 ditë më parë, u zbardhën 3 vjedhje me dhunë të sendeve personale, si dhe u kap në flagrancë bashkëpunëtori i 26-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Seriali”, operacion i cili zbardhi 3 raste të vjedhjeve me dhunë, të kryera gjatë këtij muaji, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

– M. H., 26 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari dhe shtetasi P. C. (i arrestuar më datë 06.05.2023, gjatë këtij operacioni) janë bashkautorë të vjedhjeve me dhunë të një varëse floriri, një unaze dhe një celulari, në pronësi të 3 shtetasve të ndryshëm” njofton policia.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›