E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët për KLGJ, zgjedhjet do të mbahen më 25 shtator

Gjykata e Lartë ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), në kuadër të procedurës së nisur më 26 qershor 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, kandidatët janë:

  • Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë
  • Sandër Simoni – Gjykata e Lartë
  • Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
  • Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
  • Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
  • Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
  • Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Procesi ka të bëjë me zgjedhjen e një gjyqtari nga gjykatat e shkallës së parë, një gjyqtari nga gjykatat e apelit dhe një gjyqtari nga Gjykata e Lartë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në zbatim të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Njëkohësisht, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka shpallur se Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLGJ-së do të zhvillohet më 25 shtator 2026, në orën 10:00.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›