E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “Partizani”, Berisha nën akuzë për korrupsion

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen për privatizimin e ish-kompleksit sportit Partizani, për të cilën janë nën akuzë kreu i PD-së Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Berisha, i cili aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, akuzohet për korrupsion pasiv, pasi, sipas SPAK, ai favorizoi dhëndrin e tij. Ndërkohë dhëndri i tij, i cili ndodhet në arrest shtëpie, akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”.

Po në seancën e kësaj të hëne (19 maj), GJKKO rrëzoi kërkesën e kreut të PD-së për pavlefshmëri të vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka. Avokati i Berishës e bëri kërkesën me pretendimin se gjyqtarja Gjoka ka qenë e dënuar dhe për pasojë, sipas mbrojtjes, vendimet e saj janë të pavlefshme. Megjithatë, kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja Flojera Davidhi

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›