E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes denon me gjobe Tahirin

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot te denoje me gjobe 5 milione leke deputetin e PS-se, Saimir Tahiri per fyerje dhe shpifje ndaj femijeve te kryeministrit, Shkelzen dhe Argita Berisha.

Sipas vendimit, Tahiri duhet t’i paguaje nga 2.5 milionë lekë secilit prej paditesve.

Tahiri deklaroi në seancën e parafundit ndaj tij, se sipas deklarimit të pasurisë, fëmijët e kryeministrit rezultonin se kishin fituar gjatë muajve të fundit më shumë se më parë, çfarë vërtetonte sipas tij se fjalia e tij në një emision televiziv nuk i kishte shkaktuar asnjë dëm pasurorur, siç pretendonte avokati i fëmijëve të kryministrit, që kërkonte shifrën prej 80 milionë lekësh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›