Gjykata e Tiranës lë në burg një protestues, 6 në arrest shtëpie dhe 12 detyrim paraqitjeje

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Gjykata e Tiranës caktoi sot masat e sigurisë për 19 protestues të arrestuar gjatë protestave të zhvilluara më 13 dhe 14 tetor në kryeqytet.
Avokati Marash Logu tha se gjykata la në “arrest me burg” për 6 protestues u caktua “arrest shtëpie”, dhe për 12 të tjerë u caktua detyrim paraqitjeje.
“Për asnjë prej protestuesve të arrestuar nuk kishte prova që mund të kishin bërë veprimtari të paligjshme”, tha avokati Marash Logu.
Ai theksoi se PD do t’i ndjekë këto çështje dhe në Apel.
Masat e sigurisë të caktuara për protestuesit janë: K. M., Xh. P., E. Z., K. A., K. H. dhe A. B. me masën “Arrest në shtëpi”, A. T. me masën “Arrest në burg”, ndërsa O. V., H. B., B. B., E. K., D. V., I. S., B. K., K. V., F. B. dhe G. I. me masën “Detyrim për paraqitje”.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
/m.q/j.p/