E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOGALERI- Protestuesit zjarr derës së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Teksa protestuesit po zhvendoseshin përgjatë itinerarit të tyre, një grup është drejtuar drejt Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Protestues të maskuar u futën në mjediset e ministrisë dhe i vunë zjarrin derës kryesore të saj.

Forcat e Policisë kanë reaguar menjëhershë për të neutralizuar vatrën e zjarrit dhe për të zmbrapsur protestuesit.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit nga hapësira pranë ministrisë.

Protesta te Ministria e Ekonomisë, foto: Florian Abazaj 1 nga 27

/k.s/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›