E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes ndalon shkeputjen e energjise nga CEZ

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Avokatura e Shtetit duke ndalur shkëputjen e energjisë elektrike ndaj çdo autoriteti publik, institucioneve dhe shërbimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe ligjore të mosmarrëveshjeve mes palëve përmes zgjidhjes miqësore apo arbitrazhit sipas rregullave të DHNT.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës thuhet se :

«Në çdo rast që CEZ Shpërndarje do të shkelë vendimin e gjykatës do të penalizohet me një shumë 100 000 000 lekë/orë për çdo ndërprerje të energjisë.

Kundër vendimit lejohet ankimim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda pesë ditëve nga dita e nesërme e zbardhjes së vendimit »- përfundon komunikata e METE-s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›