E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne luftimet ne Rripin e Gazes goditet me raketa selia e Hamas

Ka vazhduar për të gjithë natën ofensiva ajrore në Rripin e Gazës me 85 raketa në gjashtë orë. Katër sulme janë përqendruar në selinë e qeverisë së Hamas, në Gaza duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa një tjetër ka qëlluar kampin e refugjatëve në Burej, në veri të Rripit të Gazës ku ka pasur të paktën 35 të plagosur. Lajmi është konfirmuar nga burime palestineze. Por njëkohësisht ka vazhduar dhe sulmi me raketa kundër jugut të Izraelit, ku dy prej tyre kanë rënë në zonën e Ashkelon, në atë të Sderot dhe një tjetër në Shaar Negev, pa shaktuar viktima. Objektivë të sulmit në kampin e refugjatëve ishin banesa e një drejtuesi të Hamas dhe një xhami. Selia qendrore e qeverisë së Hamas, në lagjen Nasser, ku kreu i qeverisë Ismail Hanieh kishte pritur vetëm disa orë më parë kryeministrin egjiptian, ëshët shkrumbuar dhe banesat pranë janë dëmtuar. Është goditur gjithashtu dhe një komisariat policie. Kjo ëshët dita e katërt e ofensivës izraelite që ka provokuar vdekjen e 31 palestinezëve dhe plagosjen e 280 të tjerëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›