E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës vendos ndërprerjen e grevës së ish-të përndjekurve

17-10-2012 / Gazeta 55

Greva e disa ish të përndjekurve politik në Tiranë, në padinë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës konsiderohet e paligjshme sepse në të janë kryer vepra penale. Në vendimin e marrë sot, Gjykata e Tiranës vendosi shpërndarjen e grevës deri në mesnatën e sotme

UPDATE- Gjykata e Tiranës ka shpallur të paligjshme grevën e urisë që po zhvillojnë disa-ish të përndjekur politike ne kryeqytet. Pas kërkesës së policisë së qarkut të Tiranës një ditë më parë drejtuar gjykatës për shpërndarjen e grevës së urisë, gjyqtarja Arjana Çaço ka vendosur që greva e urisë të shpërndahet. Sapo janë njoftuar nga mediat grevistët kanë deklaruar se nuk e pranojnë vendimin e gjykatës dhe se nuk do të ndërpresin grevën. Koordinatori i grevës Skënder tufa në një prononcim për mediat është shprehur se greva do të vazhdojë ndërsa ka shprehur zhgënjimin nga tradhtia siç e quajti ai të Avokatit të Popullit. Vendimi i gjykatës i lë afat grevisteve që deri në mesnatën e së mërkurës të lënë çadrën e grevës në të kundërt policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.
Ndryshe nga koordinatorët e grevës të cilët kanë deklaruar se greva do të vazhdojë në ambiente të tjera me të tjerë të përndjekur, vetë grevistët shprehen se do të jenë pikërisht ata që do ta vazhdojnë këtë formë proteste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›