“Imediate plotësimi i tre rekomandimeve, politika ka kohë për fushatë zgjedhore me akuza e kundërakuza”
Flet Ilir Meta, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim
Në një prononcim për mediat, kreu i LSI Meta theksoi se politika duhet ti kishte realizuar 12 rekomandimet me kohë, por bllokimi dy vjeçar ka lenë për një kohë të gjatë në sirtar ligjet me 3/5 e votave.
“Nëse nuk do të kishte pasur prej dy vitesh bllokim, statusit do të ishte marrë me kohë, pasi përgjigjet për pyetësorin ishin realizuar më parë. Por disa ligje me 3/5 mbetet në sirtar për një kohë të gjatë, ndërsa mund të kishin pasur ekspertizën më të mirë. Tani momenti është pozitiv, edhe pse mund të kishte qenë edhe më pozitiv për marrjen e statusit pas mos përmbushjes së 3 rekomandime. Këto 3 çështje duhet të ishin përmbushur, por ajo që është e rëndësishme është këto tre çështje të zgjidhen brenda këtyre 2 javëve sepse përndryshe kjo mund të ndikojë negativisht në vendimin e muajit dhjetor”, theksoi kreu i LSI, Meta.
Në lidhje me kushtet politike të Brukselit, kreu i LSI Meta nënvizoi se politika ka kohë për fushatë zgjedhore me akuza dhe kundërakuzë, por imediate është plotësimi i tre rekomandimeve në 100 vjetorin e pavarësisë.
I pyetur rreth miratimit të ligjit për gjykatën e Lartë me kushtin e qarkut të Fierit apo me kohën e kreut të grupit parlamentar të opozitës në parlament, Meta sqaroi se çështje e “rregullores janë tërësisht të zgjidhshme. Ndërsa për Gjykatën e Lartë nuk shikoj ndonjë rezervë të Partisë Socialiste. Për çështjen e qarkun e Fierit, sipas mendimit tim, është tërësisht e papranueshme të vendoset si kusht për ligjin për Gjykatën e Lartë. Natyrisht Partisë Socialiste ka të drejtë të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, vendimet e gjykatave nuk gjykohen. Megjithatë çështja e komplikuar sepse ka shumë vendime gjykatash dhe disa prej tyre janë në proces. Por politika mund të gjejë një mekanizëm që kjo çështje të ndjekë rrugën e saj ligjore. Për fat të keq ne kemi pasur raste që gjykatat për të njëjtën çështje japin vendime të ndryshme dhe kontradiktore. Duhet të ketë një përpjekje të përbashkët që kjo çështje të ndjekë rrugën e saj, por kurrsesi kjo nuk duhet ët jetë kushte për integrimin”, sqaroi Ilir Meta.