E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes vendos shperndarjen e greves

Gjykata e Tiranës vendos shpërndarjen e grevës së ish të përndjekurve politikë, e cila sot ka hyrë në ditën e 26-të të saj.

Vendimi i Gjykatës erdhi pas kërkesës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërkohë që blutë e kryeqytetit priten ta zbatojnë vendimin e Gjykatës, i cili ka vlerën e sigurimit të padisë. Brenda dy javësh policia duhet të formulojë padinë e plotë mbi këtë çështje.

Ndërkohë grevistët e urisë shprehen të indinjuar me këtë vendim, të cilin e konsiderojnë në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Duke njoftuar Greva e uriseNdreca: Me Berishën na ndan Haga Greva në ditën e 25-të, rëndohet gjendja Grevistët: Berisha të mos shpikë armiq zhvendosjen e grevës së tyre në një tjetër ambient, ata theksojnë se me këtë vendim vërtetohet se në një shtet ku nuk funksionon ligji dhe nuk ka më institucione të pavarura, demokracia ka vdekur.

Greva e urisë të mërkurën ka hyrë në ditën e 26-të dhe gjendja e grevistëve sa vjen edhe rëndohet. Një ditë më parë ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka apeluar sërish për gjetjen e një dialogu mes qeverisë dhe ish-të përndjekurve politikë.

Ambasadori ka kërkuar nga Qeveria që të dërgojë përfaqësues të saj, për të gjetur rrugën e zgjidhjes së kërkesave të grevistëve. “Në një shoqëri demokratike, njëri prej detyrimeve është të zhvillosh dialog”, theksoi ambasadori.

Ish të përndjekurit, ndërkohë kanë hedhur poshtë deklaratat e ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, duke thënë se nuk kanë marrë dëmshpërblimin që u takon, si dhe i kanë konsideruar të pavërteta pretendimet se shteti u ka dhënë shtëpi falas.

Kreu i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë, Skënder Tufa i kërkoi Kryeministrin të zbatojë ligjin e miratuar në 2007-n për dëmshpërblimin e kësaj kategorie. Ai tha se rreth 500 ish të përndjekur nuk kanë marrë ende këstin e parë dhe se një pjesë e tyre nuk kanë mundësi ekonomike as të përgatisin dokumentacionin për përfitimin e dëmshpërblimit.

Zoti Tufa u bëri thirrje shoqatave dhe përfaqësive diplomatike ndërkombëtare në Tiranë të ndërhyjnë për të zgjidhur këtë cështje, pasi gjendja e grevistëve, sipas tij është rënduar së tepërmi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›