Gjykata e dënon me 15 vjet burg, Nazime Visha: Kini mëshirë, jam fëmijë
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të dënoje me 15 vjet burg Nazime Vishën për vrasjen e 45-vjeçarit Fiqiri Muça. Duke qenë se ajo u procedua me gjykim të shkurtuar, do të vuajë vetëm 10 vjet burg.
Gjatë seancës së sotme, 18-vjeçarja e ka pranuar krimin e kryer, por ka kërkuar mëshirë nga gjykata. E pranoj krimin, por ju drejtohem edhe si fëmijë, kini mëshirë, ka thënë ajo para trupit gjykues.
Avokatja e saj ndërkohë ka kërkuar që vajza të dënohet me vetëm dy vite burg për armëmbajtje pa leje. Por, pavarësisht mëshirës së kërkuar nga vajza dhe kërkesës së avokates, gjykata ka marrë vendim për ta dënuar atë me 15 vjet burg.
Nazime Visha vrau disa muaj më parë Fiqiri Muçën, me të cilin kishte pasur marrëdhënie për disa vite. Vetë ajo ka thënë se e vrau atë pasi i shkatërroi fejesën dhe se e përndiqte./b.l