E Diel, 1 Nëntor 2026

SHENIM/ Vili Minarolli zbulon arsyen e vërtetë pas incidentit të veshit

viliKishte nga ata që nuk besonin se Sali Berisha do i rreshtonte sot të gjithë njerëzit e tij për të dëshmuar përpara një komisioni hetimor qesharak, për atë që është quajtur edhe incidenti i veshit.

Fillimisht foli Egin Ceka, që kishte udhëtuar drejt Tiranës, për të sulmuar mbi të gjitha median e shoqërinë shqiptare. Thonë se atij nuk i pëlqen që të kthehet më në Shqipëri.

Tha se ishte i paftuar në aktivitet, por meqë kishte shumë njohje, shkoi aty. U shpreh se Rama e kishte kapur diku mes flokëve, kokës, veshit, ndërsa tha se ai e kishte quajtur Ramën plehrë.

Më pas u përball me ca pyetje qesharake të një komisioni qesharak.

Pas tij erdhi ambasadori ynë në Austri, Vili Minarolli.

I shkreti Vil, që në fillim të fjalës së tij zbuloi edhe arsyen e vërtetë pse është ngritur ky komision.

Tha se ishte informuar për aktivitetin në Akademinë Diplomatike të Vjenës dhe se kishte marrë një ftesë miqësore për të qenë i pranishëm aty. Por duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se përse nuk ka shoqëruar kryetarin e opozitës në takimet e tij, tha se nuk kishte ftesë zyrtare. Por ama e pati një ftesë miqësore. E meqë nuk pati një ftesë zyrtare, dërgoi aty diplomatët rioshë, që i kishin raportuar atij detajet se sa keq i shkoi aktiviteti Ramës, se si përkthimi ishte i dobët dhe se Rama qenka tensionuar nga kjo dhe ka goditur Eginin.

Por ajo që të mbetet në mendje është se Vili u tha hetuesve të Berishës se në aktivitet Rama do ishte me Sekretarin e Shtetit për Financat, Andreas Schieber. Por sipas Vilit ai nuk ishte si ministër aty, por si zyrtar i socialdemokratëve austriakë. Madje sipas tij kjo duhet theksuar fort.

Sepse Ramën nuk duhet ta presin ministrat. As presidenti. Ky është problemi i vërtetë i kësaj zhurmë që i shtohet veshëve dhe trurit të lodhur të shqiptarëve./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›