Gjykata i heq 70 ditë nga dënimi Delijorgji del për 2 ditë nga burgu
Të tjera rreth shkrimit Ulja e dënimit nga Apeli, shpëtoi Delijorgjin nga burgu Mihal Delijorgji u dorëzua më 14 shkurt Të gjitha lajmet mbi tragjedinë e Gërdecit dhe ngjarjet që e pasuan
TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka ulur me 70 ditë kohën e burgimit për Mihal Delijorgjin, presidentin e shoqërisë Albademi, një ndër të pandehurit kryesorë për tragjedinë e 15 marsit të 5 viteve më parë në Gërdec.
Vendimi ndaj tij është dhënë 2 ditë më parë nga gjyqtari Arben Micko.
Pak kohë më parë, avokati mbrojtës i Delijorgjit, kishte kërkuar ulje të dënimit me 3 muaj burg.
Ndërkohë, vetëm sipas disa llogarive të thjeshta, Delijorgji pritet që të lërë burgun për 2-3 ditë, duke mbyllur kështu çdo llogari me drejtësinë për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë, si pasojë e shpërthimit të një fabrike demontimi të municioneve në Gërdec.
Në sajë të vendimit të Apelit, e cila reduktoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, me 1/3 jo vetëm për Delijorgjin,por edhe për Dritan Minxhollin, Delijorgjit i kishin mbetur edhe 3 muaj burg.
TRAGJEDIA
Tragjedia e Gërdecit vijoi të merrte jetë edhe në vitet e mëvonshme. Pak muaj më parë Tushe Osmani, nëna e Resmije Osmanit( kjo e fundit e mbetur e vrarë në Gërdec) i dha fund jetës duke pirë helm, ndërsa vetëm dy vjet më parë të njëjtin veprim e kishte kryer dhe bashkëshorti i saj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)